Roberto Vergori merr komandën e KFOR-it.
Ne Prishtinë është zhvilluar kwtw tw mwrkurw ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së Misionit të NATO-s në Kosovë ku gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş ia ka dorëzuar detyrën gjeneralmajorit italian Vergori.
Ceremonia është mbajtur në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City”, në Prishtinë.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, përfshirë presidenten Justina Shiroka Pula.
Presidentja e ka vlerësuar mbështetjen e këtij misioni në forcimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe në krijimin e kushteve për një mjedis të qëndrueshëm për qytetarët.
Misioni i KFOR vepron në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 dhe bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë përkatëse të secilit institucion.
Ndërrimi i komandës shënon përfundimin e mandatit të dytë të gjeneralmajorit Özkan Ulutaş.


