240 fermerë të fshatit Kozare në Kuçovë kanë përfunduar në dyert e gjykatës së posaçme kundër krimit dhe korrupsionit pasi janë thirrur si dëshmitarë në një proces.
Shkak është bërë djali I bashkëfshatarit të tyre, Andrea Dinga, që është edhe subjekt i operacionit Forca e Ligjit, pasi rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas SPAK, Dinga dhe familjarët e tij nuk justifikojnë me burimin e të ardhurave 2 shtëpi, një automjet dhe një garazh. Për ti treguar gjykatës se pronat në emër të familjareve janë krijuar me burime të ligjshme, avokati Ardian Visha paraditen e së mërkurës thirri për të dëshmuar 21 fermerë të fshatit Kozare. Ata treguan në seancë se të mbjellat janë korrur me autokombanjë prej vitit 1991 nga Bektash Shtëpenja, babai i Andrea Dingës.
Dëshmitarët i thanë gjykatës së pagesat për korrjen e grurit ia jepnin në dorë Bektashit, ndërsa treguan se këtë vit ishte rritur edhe pagesa për shkak të çmimit të lartë të naftës.
Në ditët në vijim do të dëshmojnë në gjykatë edhe 39 fermerë të tjerë për të treguar se të të mbjellat i korrin me Bektash Shtëpenjën.
Ndonësë operacioni forca e ligjit evidentoi 2199 subjektet në të gjithë vendin, në fund formulari për të vërtetuar burimet financiare iu dërgua 617 personave dhe 124 lidhjeve familjare të tyre.
Nga i gjithë ky proces vetëm 239 dosje shkuan në SPAK dhe procesi vazhdon edhe në gjykatë. Vetëm për 54 raste SPAK i ktheu dosjet policisë së shtetit për mungesë dokumentacioni.
/abcnews.al/