Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, Rama: Kënaqësi të jem me Kurtin, dhe pse shumë nuk e besojnë

schedule11:27 - 20 Qershor, 2022

schedule 11:27 - 20 Qershor, 2022

Zhvillohet në Prishtinë mbledhja e tetë e dy qeverive Kosovë Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryeministrin Kurti dhe përfaqësues të lartë nga dy vendet, Rama ka shprehur kënaqësinë e tij që takohet me Kurtin edhe pse sipas tij, këtë gjë e besojnë pak persona.

Gjithashtu Rama tha s se dy vendet kanë përforcuar lidhjet e tyre tregtare, duke thënë shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë shkuar në 433 mln euro, nga 160 mln që ishin vite më parë.

Është një kënaqësi e veçantë që jam me Kurtin sot, kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak.
Kur ne kemi nisur punën me qeveritë e Kosovës kemi pasur një volum 160 mln euro të shkëmbimeve tregtare, sot volumi është 433 mln euro. E dyta është se sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar mbi 1 mijë subjekte nga Kosova”, tha Rama

Kryeministri Rama së bashku me delegacionin e qeverisë shqiptare kanë mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur nga homologu i tij, kryeministri Albin Kurti, me të cilin shtrënguan duart.

Delegacioni shqiptar u prit me ceremoni shtetërore përpara sallës ku do të zhvillohet mbledhja e tetë e përbashkët mes dy qeverisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!