Eriksen gati të rikthehet te ish-skuadra e tij, dëshiron ribashkimin me Conten

schedule15:51 - 19 Qershor, 2022

schedule 15:51 - 19 Qershor, 2022

Christian Eriksen është gati tashmë të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike, dhe pas 6 muajsh te Brentford në Premier League, mesfushori danez mund të ndërrojë fanellë.

Sipas “The Athletic” ish-lojtari i Interit dëshiron të kalojë te Tottenham, aty ku do të gjente ish-trajnerin e zikaltërve, Antonio Conte.

Kujtojmë se për shërbimet e lojtarit danez kanë shfaqur interes edhe Manchester United dhe Newcastle, por Eriksen pritet të zgjedhë “Spursat”, pasi kërkon të luajë dhe të jetë protagonist në Premier League, ndërsa gjithashtu kërkon të jetë gati për “Katar 2022” me kombëtaren daneze. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!