Padyshim është ndër më të mirët.
Ndoshta jo edhe aq për stilin e lojës, që nuk i ngjan një Pep Guardiole, Luis Enrikeje apo Hansi Fliku, por gjithsesi Antonio Konte është një nga trajnerët më të kërkuar në futboll.
Ky luftëtar I lindur, që I bën lojtarët e tij të luftojnë deri në vdekje për të, mund të jetë shpëtimtari I një kombëtareje shumë të madhe si Italia.
Mediat në Apenine raportojnë se pikërisht tekniku I Napolit pritet të jetë I përzgjedhuri, ndonëse gjithçka do të qartësohet pas zgjedhjeve në Federatën Italiane të Futbollit.
Konte fitoi titullin kampion vjet në stadiumin “Maradona”, një nga trofetë e shumë në karrierën e tij.
Të mos harrojmë se Serinë A e ka fituar 5 herë, tri herë me Juventusin e një herë tjetër me Interin.
Po ashtu, është shpallur kampion I Premier Ligës angleze me Çelsin, ka fituar Kupën e Anglisë dhe dy herë Superkupën e Italisë.
Të Kaltrit, katër herë kampionë të botës, janë në pikë të hallit pasi dështuan për herë të tretë radhazi që të kualifikoheshin në finalet e Kupës së Botës që do të luhet këtë verë.
Pas dështimeve në Rusi 2018 e Katar 2022, këtë radhë I eliminoi Bosnjë-Hercegovina.
Për Konten ky është një rikthim në stolin e kaltër.
Ai e mori Italinë në 2014 dhe e udhëhoqi në finalet e Kampionatit Europian në 2016 në Francë, ku u paraqit shumë mirë, por u eliminua në çerekfinale pas penalltive nga Gjermania.


