Rreth 10,000 civilë janë ende të bllokuar në qytetin ukrainas të Severodonetsk, ku luftimet po vazhdojnë për javë të tëra, tha guvernatori lokal, sipas BBC.
“Nga 100,000 banorë, rreth 10,000 janë ende të bllokuar,” tha guvernatori rajonal i Luhansk Sergei Haidai në një mesazh të postuar në Telegram.
Një nga urat e fundit që shërbente për evakuimin e civilëve është shkatërruar në fillim të kësaj jave, duke penguar kështur përpjekjet e civilëve për t’u larguar. Gjithashtu po mbarojnë furnizimet thelbësore për civilët e bllokuar, shumë prej të cilëve janë strehuar në bunkerë në fabrikën kimike Azot.
/abcnews.al