Tre ditë më parë, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, humbi jetën gjatë një atentati me tritol. Ai ishte pronar i resortit “Sancho Farm Albania”, ku sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB-ja, ky subjet është regjistruar në janar të këtij viti.
Gjithashtu, Sadikaj kishte një pasion shumë të madh për kuajt, të cilin e praktikonte në fermën e tij.
Sakaq, 27-vjeçari kishte miqësi me disa nga reperët e njohur. Njëri prej tyre është edhe Finemi, i cili ka reaguar për humbjen e mikut të tij. Ai ka postuar një voto të Sadikaj krah së cilës shkruan: “Pushofsh në paqe vëlla!”
Kujtojmë se nga shpërthimi Sadikaj humbi dy gjymtyrët e poshtëm dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetonte./abcnews.al