Lufta në Ukrainë dhe mbështetja perëndimore për ushtarët ukrainas ka rritur tensionin mes nëntë shteteve të botës të pajisura me armë bërthamore, sipas një studimi nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm, sipas skynews.
Numri i armëve bërthamore shënoi rënie midis janarit 2021 dhe janarit 2022, por grupi i ekspertëve tha se nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme, numri së shpejti mund të fillojë të rritet për herë të parë në dekada.
“Të gjitha shtetet me arsenal bërthamor po rrisin ose përmirësojnë arsenalet e tyre dhe shumica po mprehin retorikën bërthamore dhe rolin që armët bërthamore luajnë në ushtrinë e tyre.
Ky është një trend shumë shqetësues,” tha Wilfred Wan, drejtor i programit të SIPRI-it për Armët e Shkatërrimit në masë.
Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë me një total prej 5977 kokash – 550 më shumë se Shtetet e Bashkuara. Të dy vendet zotërojnë më shumë se 90% të kokave bërthamore në botë.
Kina, megjithatë, është në mes të një zgjerimi, me rreth 300 kapanone të reja raketash. SIPRI tha se numri i kokave bërthamore globalisht ra në 12,705 në janar 2022 nga 13,080 në janar 2021.
Rreth 3,732 koka luftarake u vendosën me raketa dhe avionë, dhe rreth 2,000 – pothuajse të gjitha që i përkisnin Rusisë ose Shteteve të Bashkuara u vendosën në gatishmëri.
/abcnews.al