Në fjalimin e tij tradicional mbremjen e djeshme, Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se Rusia po dërgonte “rekrutë që nuk ishin trajnuar mirë dhe ata të mbledhur nga mobilizimi i fshehtë” në rajonin lindor të Donbasit, sipas BBC.
Sipas tij, Rusia po vendos forca rezervë në Donbas për të forcuar sulmin në qytetin Severodonetsk, “ku po zhvillohen luftime të ashpra për çdo metër”, si dhe Lysychansk, Bakhmut dhe zona të tjera.
“Numri i trupave të vrarë rusë mund të kalojë kufirin e 40,000 në qershor. Në asnjë luftë tjetër në kaq shumë dekada, Rusia nuk ka pësuar kaq shumë humbje,” tha ai, duke akuzuar gjeneralët rusë se e shohin popullin e tyre si “mish për top”.
Ai u bëri thirrje edhe një herë liderëve botërorë që t’i ofrojnë Ukrainës sisteme moderne të mbrojtjes raketore, duke përmendur viktimat nga sulmi i fundit raketor në Ukrainën perëndimore.
/abcnews.al