Kancelari Gjerman Olaf Scholz ka publikuar një foto gjatë komunikimit të tij me liderët e Ballkanit Perëndimor, kur mori pjesë në darkën e punës që u organizua në Greqi.
Fotoja e publikuar prej tij ka në fokus Kryeministrin Edi Rama. “Jam i kënaqur që mund të shkëmbej mendime me këta krerë shtetesh dhe qeverish. Sepse vetëm së bashku, ne jemi më të fortë!”
Kancelari gjerman, Olaf Scholz vijoi vizitën në Ballkan të shtunën me qëndrimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Kancelari gjerman, në kuadër të turneut të tij dy ditor në rajon ka vizituar këtë të shtunë Shkupin. Scholz, dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Në takimin e zhvilluar u diskutua për raportet ndërmjet dy vendeve, për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për bashkëpunimin rajonal e gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë.
Scholz në Shkup tha se Ballkani Perëndimor shihet nga Gjermania me një rëndësi strategjike. Maqedonia e Veriut, sipas tij i ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim në BE. Scholz vazhdon udhëtimin për në Sofje për takime me politikanët kryesorë bullgarë. Temë qendrore e pritet të jetë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
/abcnews.al