Orban: Embargoja e gazit rus do të shkatërronte ekonominë e BE-së

schedule11:28 - 10 Qershor, 2022

schedule 11:28 - 10 Qershor, 2022

Një embargo e mundshme e Brukselit ndaj gazit rus do të shkatërronte ekonominë europiane.

Kështu ka deklaruar kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një interviste, sipas la repubblica.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Hungarinë por për të gjithë Europën”, tha kryeministri, duke thënë se ka besim se në fund do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë.

I pyetur për masën nga Brukseli për aplikimin e një tarifë  për karburantin për makinat me targa hungareze në krahasim me ato të huaja, Orban mbrojti masën, duke nënvizuar se këto “masa të jashtëzakonshme janë të nevojshme për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme”.

Në kohë të tilla, është e detyrueshme të largohemi nga rregullat e përgjithshme, shtoi ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!