Shuhet familja, pas efektivit të FNSH-së dhe vjehrrës, ndërron jetë dhe bashkëshortja

schedule23:54 - 9 Qershor, 2022

schedule 23:54 - 9 Qershor, 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku tre persona të së njëjtës familje kanë humbur jetën, pasi janë përplasur me një tjetër mjet në fshatin Buzëmadh.

Mbrëmjen e sotme në Buzëmadh të Fierit pas një aksidenti tragjik ndërroi jetë Sokrat Lelaj 54 vjeç, i cili është efektiv i FNSH-së dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78-vjeçe, si dhe ka ndërruar jetë në spital, bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe.

Tre personat e së njëjtës familje ishin duke udhëtuar me mjetin “Ford” i cili është përplasur me një tjetër mjet “Opel Zafira” i drejtuar nga Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran i cili ka mbetur i plagosur sëbashku me bashkëshorten Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!