Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja, policia në kërkim të drejtuesit të mjetit

schedule19:23 - 5 Qershor, 2022

schedule 19:23 - 5 Qershor, 2022

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në Vlorë në lagjen “11 Janari”. Një makinë e paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur.

42-vjeçari E.H që ka mbetur i plagosur është dërguar menjëherë në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që policia po heton për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.



Njoftimi i policisë:

Më datë 05.06.2022, rreth orës 18:28, në lagjen “11Janari”, Vlorë, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  E. H., rreth 42 vjeç,banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!