VIDEO/ Hungaria nuk fal Anglinë, Szoboszlai mposht “Tre Luanët”

schedule19:56 - 4 Qershor, 2022

schedule 19:56 - 4 Qershor, 2022

Hungaria ka arritur ta nisë më këmbë të mbarë Nations League, pasi ia doli të mposhte me shifrat 1-0 Anglinë në “Puskas Arena”.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Dominiko Szoboszlai në minutën e 66-të, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga shokët e tij. Festa e gjitha për kombëtaren vendase e cila ndëshkoi “Tre Luanët”.

Përballja rezultoi e luftuar deri në minutën e fundit, por kombëtarja angleze nuk mundi të gjente golin e barazimit për të siguruar të paktën një pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke e nisur me humbje këtë rrugëtim në grupin e 3-të të Ligës A.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!