Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Atletico niset me fitore/ Skuadra e Simeone mundi 2-0 Malaga në sfidën e parë në La Liga

schedule11:44 - 20 Gusht, 2026

schedule 11:44 - 20 Gusht, 2026

Atletico Madrid ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga. Skuadra e drejtuar nga “Cholo” Simeone shpërbleu të gjitha parashikimet, duke mundur pastër 2-0 Malaga.

Gjithsesi, për të zhbllokuar rezultatin, madrilenët dhe tifozët e tyre duhet të prisnin gjatë. Të zotët e shtëpisë dominuan sfidën, por rastet për shënim në pjesën e parë nuk e ndryshuan fatin e ndeshjes.

Atletiko nisi në të njëjtën mënyrë edhe fraksionin e dytë, por epërsia do të vinte vetëm në minutën e 70-të.



I hedhur në fushë si zëvendësues, Lee Kang ndezi festën e madrilenëve. Sulmuesi i transfreruar nga Paris SG në merkaton e verës la menjëherë shenjë në skuadrën e tij të re.

Për të vulosur suksesin e parë të Atletiko në sezonin 2026/2027 mendoi Alex Baena. Protagonist në triumfin e Spanjës në Botërorin e fundit, sulmuesi i krahut shënoi golin e dytë vetëm pesë minuta nga mbyllja e kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Atletico Madrid e nis mirë sezonin, ndërsa i dërgon një mesazh rivalëve dhe favoritëve të mëdhenj, Barcelona dhe Real, që ende nuk kanë zbritur në fushë për sfidat e tyre në javën e parë të kampionatit spanjoll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!