“Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”, Rama i përgjigjet Berishës, “thumbon” edhe Lulzim Bashën: Lëreni të flejë

schedule19:30 - 4 Qershor, 2022

schedule 19:30 - 4 Qershor, 2022

“Nuk e kemi kërkuar kurrë një konsensus me të vdekurit”, kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama për mediat, pasi u pyet lidhur me akuzat e ngritura nga Sali Berisha kundrejt Presidentit të ri të Republikës Bajram Begaj.

“Se kemi pritur kurrë dhe se kemi kërkuar kurrë një konsensus me të vdekurit. Ne kemi qenë këtu për të patur kosensus me të gjallët, dhe këtu kuptoj njerëzit që besojnë tek ky vend. E kemi arritur plotësisht me këtë figurë.” tha Rama.

Gazetarët e kanë pyetur Ramën edhe për një dakordësi nga ana e Lulzim Bashës, por ai ka ironizuar duke thënë se duhet ta lënë të flejë.

“Lëreni të flej” tha Rama.

Bajram Begaj është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim. Për zgjedhjen e Presidentit të ri, 83 deputetë të Kuvendit kanë marrë pjesë në votim. Kandidatura e Bajram Begajt për president, e firmosur nga 37 deputetë të Partisë Socialiste, është mbështetur gjatë seancës plenare të ezaurimit të raundin e katërt. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!