LIVE/ Naim Bajri ekzekutohet me breshëri automatiku në Shkodër: Autorët djegin automjetin, një i plagosur

schedule07:27 - 3 Qershor, 2022

schedule 07:27 - 3 Qershor, 2022

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Shkodër. Viktima është Naim Bajri ndërsa i plagosur ka mbetur punonjësi i tij Astrit Zeneli. Ngjarja ndodhi rreth orës 07.20 në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”. Nuk dihen ende motivet për vrasjen, por mbi 20 vite më parë, Bajrit i kanë vrarë të birin dhe pas asaj ngjarjeje kanë ndodhur të paktën një atentat dhe një vrasje.

Autorët e vrasjes ishin Kujtim Barbullushi, Ilimir Hajdari dhe Xhabir Shega. Ky i fundit është vrarë në 2015.

10.09U vra me 7 plumba duke pirë kafen, si u ekzekutua i biri i Naim Bajrit në 2001 dhe rrjedha e hakmarrjeve

Naim Bajri nuk mundi ta çonte deri në fund kafen e mëngjesit të premten herët pasi në drejtim u qëllua me breshëri  dhe mbeti i vdekur në vend. Në tavolinë, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, e shoqëronte një punonjësi i tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur lehtë në krah.

Motivet për vrasjen nuk dihen ende, por mbi 20 vite më parë, në 21 tetor të 2001 Bajrit i kanë vrarë të birin, Indritin. Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe një person tjetër, u akuzuan se ekzekutuan Indrit Bajrin me automatik. Kurse vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015, pikërisht për vrasjen në fjalë.

NGJARJA

Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin, e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes-Benz”. Të tre ata ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus).

Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin. Menjëherë ata reagojnë ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri qëlloi në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Vite më vonë, në 2017 është plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri në lagjen “Parash” të Shkodrës, i “forti” i Shkodrës, i njohur ndryshe edhe si “Mir vetlla”. Pista kryesore ku hetoi policia aso kohe ishte ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur 7 vite më parë, pasi në vitin 2009 ai u dënua me 16 vite burg për vrasjen e Bajrit.

42-vjeçari nuk e pranoi asnjëherë akuzën dhe pasi kreu rreth 5 vite burg, u lirua me vendim gjykate. Ndaj tij u qëllua me pistoletë pranë një lokali, ndërsa autorët u larguan menjëherë me shpejtësi me një automjet.

08:16- Ekzekutimi i Bajrit në Shkodër, policia, RENEA dhe FNSH drejt vendngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

08:12- Viktimës në Shkodër i vranë të birin në 2001, vrasje e atentate pasuan ndër vite

Naim Bajrit, i kanë vrarë të birin në vitin 2001. Bëhet fjalë për Endrit Bajrin, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 21 tetor të 2001. Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari. Një prej autorëve, Xhabir Shega, është vrarë në 2015.

07:57- Po pinte kafen e mëngjesit, si u qëllua me 7 plumba Naim Bajri, autorët u larguan me makinë

68-vjeçari Naim Bajri, i cili ishte tregtar peshku, po pinte kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. Bajri gjeti vdekjen e menjëhershme kurse, punonjësi Astrit Zeneli mori një plumb në krah dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se një automjet tip “Benz” është afruar pranë trotuarit dhe nga aty është qëlluar me breshëri ndaj 68-vjeçarit dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Bypass-it ku edhe i kanë vënë flakën. Nga sa dëshmohet, viktima ka marrë 7 plumba në trup.

07:41- Ekzekutimi i  Naim Bajrit, në lagjen “Guerrile” gjendet automjeti i djegur. Dyshohet të jetë i autorëve

Pas ngjarjes së rëndë, në livadh në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet tip “Benz” që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Automjeti është shkrumbuar tërësisht. /abcnews.al/