Berisha: Akti më i rëndë, Rama mohon genocidin serb në Kosovë

schedule20:06 - 1 Qershor, 2022

schedule 20:06 - 1 Qershor, 2022

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur sërish me akuza ndaj maxhorancës për refuzimin e rezolutës për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete sociale Berisha thotë se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të ruaje edhe sovranitetin e Kosovës, si pjesë integrale të Serbisë.

Ndërsa shprehet se refuzimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit është akti më i rëndë antikombëtar dhe antishqiptar, Berisha shton se sipas tij mohimi i gjenocidit është krim i shëmtuar.

Postimi i Berishës;

Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha. Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar.

/abcnews.al