Dhunuan të renë në Librazhd, por si reagojnë kur përballë kanë “Piranjat” vjehrri, vjehrra dhe “Ramboja” i Librazhdit

schedule21:16 - 31 Maj, 2022

schedule 21:16 - 31 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ndodhi një javë më parë në Librazhd, pasi në rrjet u bë publike një video ku vjehërrit kishin kapur duke tradhtuar nusen e djalit.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen jo për aktin e tradhtisë, por për dhunën barbare që vjehrrit ushtronin ndaj të resë.

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, kanë sjellë qëndrimet që sot kanë dhunuesit e vajzës.

“Piranja” Lediona Xheladinaj, ka shkuar në Togëz për të folur drejtpërdrejtë me autorët, ku ata duket se nuk janë më aq të fortë kur përballë kanë kamerën, përveç “Rambos” së fisit.

Vjehrri dhe Vjehrra e nuses ikin me vrap sapo shohin kamerën dhe nuk pranojnë të flasin, ndërsa i forti i fisit kërcënon dhe shan jo vetëm vajzën, por edhe gazetaren tonë.

Madje shton se nëse një nga vajzat e tij do të kryente një akt të tillë ai do e vriste. /T.H/Abcnews.al/

Për më shumë ndiqni videon:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!