E pazakontë në Greqi, trupi i 60-vjeçares prej 5 ditësh në morg, familjarët refuzojnë ta tërheqin

schedule18:46 - 30 Maj, 2022

schedule 18:46 - 30 Maj, 2022

Trupi i një gruaja 60-vjeçare ndodhet prej 5 ditësh në morgun e Selanikut në Greqi, kjo për arsyen se familjarët nuk kanë pranuar ta tërheqin.

Sipas mediave greke 60-vjeçarja i përkiste komunitetit LGBTQI+ dhe punonte si prostitutë.

Mediat shkruajnë se familjarët kanë refuzuar që të tërheqin trupin nga morgu dhe ta varrosin, pasi ata e cilësojnë si të papranueshme për familjen e tyre praninë e një personi të tillë.

Për këtë çështje kanë reaguar përfaqësues të të drejtave të njeriut, përfaqësues të komunitetit LGBTQI, e po ashtu edhe kryetari i Bashkisë, duke deklaruar se nëse familja refuzon të kryej ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit, do ta bëjë vetë ai.