Lufta në Ukrainë u ka marrë jetën të paktën 242 fëmijëve, 440 të tjerë kanë mbetur të plagosur

schedule09:19 - 29 Maj, 2022

schedule 09:19 - 29 Maj, 2022

Më shumë se 682 kanë mbetur të plagosur apo janë vrarë në Ukrainë si pasojë e luftës. Të dhënat i bëri të ditura qeveria e vendit me anë të një deklarate.

Sipas njoftimit, të paktën 242 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e konfliktit dhe 440 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Megjithatë, shifrat mund të jenë akoma më të larta pasi luftimet vijojnë ende në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Numri më i lartë i të lënduarve apo viktimave ishte në Donetsk (153), Kyiv (116) dhe Kharkiv (108). /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!