Gazetari i Abc Bledar Kuka është surprizuar gjatë kohës që po raportonte nga kodrat e liqenit artificial, atmosferën para ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord, finale e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania Stadium”.
Ndërsa ishte duke raportuar tifozët romanë kanë rrethuar gazetarin Kuka dhe kanë nisur të këndojnë: “Forza Roma”.
Gazetari dhe kameramani i Abc i kanë lejuar tifozët romanë që të shijojnë deri në fund entuziazmin e tyre para kësaj finaleje, pasi pas ndeshjes mund të mos kenë të njëjtin humor.
/Abcnews.al/