Vrau 21 persona në një shkollë fillore: Autori në Teksas tallej nga shokët e klasës, armët i kishte blerë për ditëlindje

schedule09:15 - 25 Maj, 2022

schedule 09:15 - 25 Maj, 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth adoleshentit në Texas që hapi zjarr në një shkollë fillore duke u marrë jetën të paktën 21 nxënësve dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas raportimeve, 18-vjeçari vjen nga një familje e varfër dhe është përballur shpesh me bullizmin për mënyrën sesi vishej.

Një shok klase i tij ka treguar për CNN se si dhe Ramos kishin filluar të krijonin miqësi me njëri-tjetrin dhe se kishin luajtur dhe Xbox bashkë.

Ai tregoi se Ramos nisi të vinte gjithnjë e më pak në shkollë pasi nxënësit e tjerë e tallnin për mënyrën sesi vishej dhe për mundësitë ekonomike të familjes së tij. Më pas, ai filloi punë në një biznes afër zonës ku banonte dhe kolegët e tij e kanë përshkruar si njeri të qetë dhe jo social.

“Më dërgonte mesazhe ndonjëherë,” tregon ish-shoku i tij i klasës.

Ramos, i cili është me origjinë nga Dakota e Veriut dhe kohët e fundit ishte transferuar në Teksas, raportohet se kishte blerë dy pushkë për 18-vjetor, disa ditë më parë. /abcnews.al/