Java kulturore e Greqisë në Tiranë nis me lojen e mrekullueshme të pianistit 9 vjecar Stelios Kerasidis. himni krijuar prej tij kundër luftës në Ukrainë, apo “Valsin e izolimit” u interpretuan prej talentit të ri shoqëruar nga orkestra Rebetiko.
Stelios Kerasidis, djali 9-vjeçar që njihet si fëmija mrekulli në piano, një talent i vërtetë i cili interpreton, por edhe krijon, çeli javën e mbrëmjeve greke. I shoqëruar nga orkestra simfonike Rebetiko nën drejtimin e doktori i Muzikologjisë, Yannis Belonis.
“Kerasidis i klikuar tanimë nga e gjithë bota solli në kryeqytetin shqiptar përmes tastierës pianistike mesazhin e kësaj jave të kulturës, për të qenë bashkë dhe jo të ndarë dhe këtë e bën me krijimet e tij, himnin e fundit që ai ka krijuar kundër luftës në Ukrainë, “Valsin e izolimit” që Kerasidis e krijoi gjatë pandemisë, apo “Renaissance Waltz” që 9-vjeçari e shkroi për mjedisin. “
Me këtë koncert tejet shpirtëror e magjik, njëlloj sikurse premton të jetë muzika e mirë, nisi edhe festa e Greqisë në Tiranë e cila u mirëprit nga publiku kryeqytetas. .
“Rebetiko padyshim përbën pjesë të pandashme të traditës popullore greke dhe ka lënë të paprekshme gjurmët e tij tek ndryshimet sociale dhe kulturore të vendit për më shumë se gjysmë shekulli.
Tashmë përbën trashëgimi kulturore e të gjithë njerëzimit pasi është përfshirë së fundmi në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s (takimi vjetor 4-9 dhjetor 2017).


