Majk dhe Bardhyl Idrizi-Bardhi kanë bashkuar forcat dhe shumë shpejt do të publikojnë duetin e tyre. Kjo këngë pritet të jetë padyshim me shumë ritëm, duke iu përshtatur temperaturave të larta të verës.
Lajmin e bukur e kanë dhënë vetë artistët, të cilët kanë shpërndarë në InstaStory disa momente nga xhirimet, ku vëmendjen më të madhe e ka marrë modelja Kejvina Kthella.
E veshur me të bardha, bukuroshja ka ekspozuar linjat perfekte dhe ka bërë kuriozë të gjithë fansat për të parë videoklipin./abcnews.al