Rindërtimi, qeveria përjashton nga TVSH 780 biznese

schedule17:08 - 22 Maj, 2022

schedule 17:08 - 22 Maj, 2022

780 biznese që kanë kryer apo po kryejnë punime në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 2019-ës  nuk do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Qeveria i ka përjashtuar nga taksa ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar autorizimin që konfirmon se sipërmarrja nuk ka detyrim të paguaj TVSH nëse aktiviteti, malli apo shërbimi është produkt i Programit të Rindërtimit.

Të dhënat janë përpunuar nga Open Data Albania. Ata që përfitojnë nuk janë vetëm kontraktorë që kanë fituar tendera nga autoritetet. TVSH nuk do të paguajnë gjithashtu dhe nënkontraktorë apo furnitorë të tyre të angazhuar në zbatim të kontratës.

Programi i Rindërtimit po financohet me fonde të Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të huaj.

Ndërkohë  mbështetje financiar nga qeveria do të përfitojnë dhe kompanitë që aktualisht kanë kontrata publike në sektorin e ndërtimit.

Kjo për të zbutur efektin  e rritjes së çmimeve.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimi tregoi se ato  do të kompensohen me 30% të vlerës së kontratës aktuale.

Subvencion ky që do të miratohet pas analizimit të faturave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!