Pavarësisht protestave që dëmtuan Tiranën, shërbimi në sportelet e Postës Shqiptare për qytetarët vijon normalisht, sipas orareve të përcaktuara.
Gjatë një vizite në Postën Shqiptare nr. 5 në kryeqytet, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se qytetarët vijojnë të marrin pensionet, të kryejnë pagesat e faturave dhe gjobave, si dhe të përfitojnë nga shërbimet e tjera që ofrohen në këto zyra
“Posta Shqiptare hyn ndër ato institucionet më të konsoliduara dhe më të vjetra shqiptare. Është shumë e rëndësishme të jepet mesazhi që shërbimet vazhdojnë, nuk ndalohen. Patjetër që ne kemi qenë të hapur dhe vazhdojmë të jemi të hapur në çdo ditë edhe me oraret e përcaktuara. Jemi përsëri këtu për dhënien e të gjitha shërbimeve, marrjen e pensioneve, pagesave të faturave, pagesave të gjobave, apo çdo element tjetër”
Ministri falënderoi punonjësit për përkushtimin dhe garantimin e vijimësisë së shërbimit edhe në ditët e pazakonta të shoqëruara me protesta
“Vizita ime ishte për t’ju thënë të gjitha zonjave dhe grave që punojnë këtu, faleminderit për përkushtim që bëjnë çdo ditë të vitit, por edhe sigurisht edhe në një moment pak jo të këndshëm që e bënte pak më sfiduese”
Gjitjhashtu shërbimet prane postes shqiptare pritet te zgjerohen më tej, me shitjen e policave të sigurimit në sportelet postare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për shpërndarjen e pakove të tregtisë elektronike.


