Presidenti polak, Andrzej Duda ka mbërritur në Ukrainë, sipas njoftimit të përfaqësuesve të tij.
Pritet që Duda të mbajë një fjalim në parlamentin e Ukrainës, shkruan CNN.
Polonia treguar mbështetje të madhe për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Polonia ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës dhe po mbështet përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Polonia ka ndihmuar gjithashtu Ukrainën që të nxjerrë drithin dhe produktet e tjera bujqësore në tregjet botërore./abcmews.al/