VIDEO/ Përfshihen nga flakët ish-zyrat e PD-së në Fier

schedule18:50 - 19 Maj, 2022

schedule 18:50 - 19 Maj, 2022

Kati i tretë i një pallati në lagjen “29 nëntori” në Fier është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Sipas banorëve, kati i tretë i këtij pallati aktualisht është i pabanuar. Abc mëson se më parë ambienti ka funksionuar si zyrë e PD-së.

Zjarri i përmasave të konsiderueshme ka trembur banorët e lagjes të cilët kanë dalë nga banesat e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët.

Nuk dihen ende dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Burime për Abc.news.al bëjnë me dije se hapësirat ku ka rënë zjarri janë të mbushura me letra.

Dyshohet se janë dokumentacion i aktivitetit të mëparshëm të institucionit të shpërngulur në këto ambiente.

Sipas banorëve, zjarri është i qëllimshëm.

“Patjetër, nuk ka shans. Ka një orë që kanë ardhur dhe nuk e fikin”, thotë një qytetar.

Sipas burimeve në vendngjarje, mësohet se në ambientet ku ka rënë zjarri rezulton të jenë shkëputur lidhjet e  energjisë elektrike, ndërkohë që dera hyrëse e katit të tretë ka qenë e mbyllur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!