Kremlini: E ardhmja e rajoneve të pushtuara në Ukrainë varet nga “vullneti” i njerëzve që jetojnë atje

schedule15:07 - 19 Maj, 2022

schedule 15:07 - 19 Maj, 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se ardhmja e rajoneve në Ukrainë të pushtuara nga Rusia do të varet nga “vullneti” i njerëzve që jetojnë atje, shkruan CNN.

“Të gjitha veprimet kanë pararendësin e tyre, pararendësi i çdo veprimi mund të jetë vetëm shprehja e vullnetit të banorëve të këtyre rajoneve”, tha Peskov gjatë bisedës së tij të përditshme me gazetarët.

“Nuk mund të bëhet asgjë pa vullnetin e banorëve të këtyre zonave, pa vendosur ata se si do të vazhdojnë dhe me kë duan të jetojnë”, shtoi ai.

Peskov tha se arsyet humanitare diktojnë gjithashtu kontrollin e territoreve ukrainase të pushtuara nga ushtria ruse.

“Shumë zona janë tani pa energji elektrike, kanalizime dhe ujë. Dhe diçka e tillë duhet të përmirësohet. Nevoja për këto masa prioritare diktohet vetëm nga shqetësimi për njerëzit,” tha ai.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina kishte rimarrë kontrollin e gjashtë vendbanimeve nga forcar ruse të premten dhe 1015 në total që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

Në rajonin e pushtuar nga Rusia të Khersonit, në Ukrainën jugore, qindra -ndonjëherë mijëra njerëz janë përpjekur të largohen çdo ditë.

Ata po largohen për shumë arsye: për të mos u arrestuar ose për t’i shpëtuar forcave ruse, ose për shkak të mungesës kronike të ilaçeve dhe elementeve të tjera bazë në Kherson, i cili ra nën kontrollin rus menjëherë pas pushtimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!