Kryeministri Edi Ramaj uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se zgjedhja e Shiroka-Pulës si presidente, vjen në në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin dhe vetë Evropën.
“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën. Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”, shkruan Rama.
Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente🇽🇰❤️🇦🇱
— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2026
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, në një votim që zgjati 13 minuta pas përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ajo u zgjodh në rundin e parë të votimit, me 81 vota pro, minimumi i kërkuar në këtë rund.
Shiroka Pula u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re. Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës./abcnews.al


