Tashmë s’ka dyshime, Noussair Mazraoui do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munich, pasi palët kanë nënshkruar kontratë 4-vjeçare mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic, i cili ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit maroken, ndërsa ka theksuar se zyrtarizimi do të bëhet së shpejti.
“Mazraoui ka vendosur të bashkohet me ne. Jemi në fazën finale, po duket mirë. Ai kërkohej nga klubet më të mira evropiane. Marrëveshja është nënshkruar, testet mjeksore kanë përfunduar. Së shpejti do të bëhet zyrtare”, ka deklaruar drejtori i Bayern.
Bayern director Hasan Salihamidžić confirms: “Mazraoui has decided to join us. We’re in the final stages, it’s looking good – he was wanted by top European clubs”, tells @kessler_philipp. ?? #FCBayern
Deal signed, medical completed too. It’s gonna be official soon. pic.twitter.com/cdI6QMgBYM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 11, 2022
/f.a/abcnews.al