Bitri mediton largimin, Tirana sondazhe për yllin e sulmit të Partizanit

schedule09:13 - 10 Maj, 2022

schedule 09:13 - 10 Maj, 2022

Partizani pritet të pësojë ndryshime këtë verë. Përveç Albion Markut dhe Sherif Kallakut, të cilëve u përfundojnë huazimet, ka edhe nga ana nën kontratë që mendojnë për aventura të reja.

Panorama-Sport shkruan se Eneo Bitri po mendon largimin nga “Demat e kuq”. Ai nuk është i vetmi, pasi edhe Stenio Junior mund të mbrojë të tjera ngjyra.

Madje i njëjti burim shkruan se te Tirana po bëjnë një sondazh për të afruar brazilianin e Partizanit për sulmin.

Momentalisht nuk ka kontakte, por Stenio Junior është një opsion që bardheblutë po e mendojnë mirë, pasi në verë mund të humbin një mes Xhixhës e Seferit. / abcnews.al