Borshi çel sezonin turistik me rrugë të shkatërruara e pa shërbime

schedule17:54 - 8 Maj, 2022

schedule 17:54 - 8 Maj, 2022

Sezoni turistik ka nisur. Në Borsh kanë mbërritur turistët e parë. Turistë të ardhur nga Spanja, por edhe vendas po shijojnë qetësinë që të ofron deti Jon. Vizitorët që vijnë nga larg thonë se do të kthehen sërish.

“Është hera e parë që jam këtu. Më pëlqen shumë. Do të kthehem prapë, sepse pëlqen të eksplorojmë më shumë.”

“Është hera e parë për mua këtu. Jam i surprizuar, je në mes të natyrës. Do t’ia sugjeroj miqve të mi në Spanjë që të vijnë.”

Por turistët shqiptarë tregojnë anën tjetër të një fshati turistik. Plazhi nuk është gati.

Problem është edhe rruga që të çon në fshatin turistik të Borshit. Ajo është e shkatërruar.  Ata që kanë  qenë edhe më parë, thonë se nuk shohin asnjë ndryshim.

“Ka goxha përkeqësim. Janë boshatisur, infrastruktura lë për të dëshiruar. Rruga është e amortizuar.”

“Nuk shoh ndonjë ndryshim pozitiv. Nuk po shoh për momentin një rrugë.”

“Rrugët janë të prishura dhe nuk ka supermarkete.”

“Hotelet nuk janë përgatitur për sezonin.”

Një vit më parë për shkak të reshjeve rruga në hyrje të Borshit u dëmtua duke u bërë e pakalueshme për mjetet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!