Biden “takon” sot Zelenskyn dhe liderët e G7, çfarë do të diskutohet

schedule08:14 - 8 Maj, 2022

schedule 08:14 - 8 Maj, 2022

Ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për t’i bërë presion liderit rus vazhdojnë, liderët e G7, duke përfshirë presidentin e SHBA-së,  Joe Biden dhe Zelensky të Ukrainës , do të diskutojnë sot përmes videokonferencës mbështetjen perëndimore për Kievin.

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelensky “do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen gjithashtu sot në Bruksel për të diskutuar raundin e tyre të gjashtë të sanksioneve ekonomike kundër Moskës, i cili këtë herë duhet të përfshijë një ndalim në faza të importeve të naftës ruse./abcnews.al/