Rezoluta e Berishës për Presidentin, reagon PS: Nuk e njohim, buron nga shkulmi anti-amerikan

schedule19:23 - 6 Maj, 2022

schedule 19:23 - 6 Maj, 2022

Partia Socialiste nuk e njeh rezolutën e miratuar nga Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Komisioni i Rithemelimit. Përmes një reagimi në rrjete sociale ministrja Elisa Spiropali thotë se vendimi buron “nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë”,- shkruan Spiropali.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike mandatuan Komisionin e Rithemelimit për të negociuar për zgjedhjen e presidentit. Ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi ai që prezantoi draft rezolutën në mbledhjen e parë të këtij forumi.

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave, krijohen kushtet për konsensus për votimin e Presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e Partisë Demokratike që bashkarisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta. Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend”.

Më herët, ish-kryeministri Berisha tha se Enkelejd Alibej, jo vetëm që nuk është kryetar grupi pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar, por e cilësoi si ministër të Edi Ramës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!