Në drejtim të tij u shkarkua një karikator i plotë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Dedë Planaj

schedule14:11 - 6 Maj, 2022

schedule 14:11 - 6 Maj, 2022

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 60-vjeçarit Dedë Planajt i plagosur me 30 prill në Dobraç të Shkodrës. Kujtojmë se Planaj, pas ndërhyrjes në spitalin rajonal të Shkodrës është transportuar mëngjesin e 1 majit në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

60-vjeçari është qëlluar 7 herë me armë zjarri pistoletë, ndërsa 6 plumba e kanë goditur në këmbë, në duar dhe brinjë. Kujtojmë se  60-vjeçari është djali xhaxhait i Bardhok Planajt, i cilësuar si “kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.

Pas ngjarjes, Pllanaj ka deklaruar se është qëlluar në momentin që po qëndronte ulur tek puna e tij tek një karburant në Shkodër nga një person që mbante një kaskë të zezë në kokë që e ka bërë të pamudnur që ta njohë.

Po qëndroja ulur tek puna në karburant, në një moment erdhi një motoçiketë, drejtuesi i saj ishte me kaskë të zezë. Zbriti dhe u afrua drejt meje dhe më qëlloi. Nuk ia pash dot fytyrën, nuk e di kush ishte. Unë personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë dhe as arsyen”, ka thënë ai.

Hetuesit mendojnë se atentatori nuk është dorë profesioniste, por gjithsesi e lidhin me ngjarjet e së kaluarës dhe dyshimeve për konfliktet që Planajt kanë pasur që më herët. Vetë 60-vjeçari Dedë Planaj nuk njihet për njeri problematik, por lidhja e gjakut me Bardhok Planajn mendohet të jetë shkak i këtij atentati.  /abcnews.al/