Ka shkuar në 9 numri i civilëve të vrarë, për shkak të sulmeve ruse në Ukrainën lindore, sipas skynews.
Civilët humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore ruse në Avdiivka dhe Vuhledar. Tre të tjerë janë vrarë duke pirë ujë në qytetin Vugledar dhe tre të tjerë në Lyman, tha guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, në një mesazh në Telegram.
Lajmi vjen pas paralajmërimit të SHBA-së, se Rusia po planifikon të “aneksojë” rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
/abcnews.al