Dy ditë përpara protestës së radhës kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar, forumi rinor democrat protestoi përpara godinës parlamentare përmes simboleve që ironizojnë jo vetëm pushtetin e kryeministrit por edhe deputetët e rinj të parlamentit.
Timonin e protestës së radhës përpara godinës parlamentare e drejtonte forumi rinor i demokratëve.
Jo vetëm heqin paralele mes deputetëve, të mandatuar vetëm si rezultat i shkeljes së vendimit politik të partive që i kanë kandiduar dhe tregut të gjësë së gjallë…
Por edhe një rikonceptim i logos zyrtare të Rilindjes, ndihmoi të rinjtë demokrat të përçonin mesazhin.
Në hartën e Shqipërisë, sipas demokratëve, në çdo qark ka një bandë kriminale që i shërben pushtetit.
Me kushtet atmosferike kundër, protesta e Forumit Rinor Demokrat zgjati rreth një orë. /abcnews.al