Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitja, Basha: Është cënuar siguria kombëtare

schedule21:20 - 10 Prill, 2019

schedule 21:20 - 10 Prill, 2019

Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët nga Vlora, tha se dislokimi i forcave ushtarake në aeroport, është në kundërshtim me ligjin dhe nuk e zgjidh çështjen. Sipas Bashës me grabitjen në Rinas është cënuar siguria kombëtare.

“Shqipëria është në kushtet e një grushti shteti që prej momentit që Edi Rama dhe krimi i organizuar kapën parlamentin dhe qeverinë dhe e kthyen atë nga instrumente të shërbimit të qytetarëve në instrumente ilegjitime të vjedhjes, së taksave, të pronave të shqiptarëve, të sundimit anti-shtet dhe anti-ligj mbi shqiptarët dhe të ortakërisë së hapur me krimin që pastaj ka degjeneruar në akte të tilla të përsëritura si vjedhja në Rinas që përbën mbi të gjitha cenim të sigurisë kombëtare. Kjo nuk mund të zgjidhet duke thelluar grushtin e shtetit dhe duke pranuar dështimin e policisë përmes dislokimit të Forcave të Armatosura. Kjo mund dhe do të zgjidhet vetëm me largimin e njeriut që e solli krimin në parlament”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!