Eksperti i sigurisë, Faik Basha thotë se grupet e dhunshme në protestë e caktojnë përpara protestës se cilat objekte do të godasin.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Basha u shpreh se ata ndjekin manuale dhe shpërdajnë bombola gazi dhe molotovë.
Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se fishekzjarret me bombola gazi të përdorura nga protestuesit e dhunshëm, përbëjnë tentativë vrasjeje.
Faik Basha: Të paktën, sipas informacioneve, është bërë rikonicion nga këto grupe, në bazë të manualeve të ardhura, është manual me 25 pika. Nuk është i vetmi manual. Sipas informacioneve janë 3 manuale. Një nga manualet është rikonicioni i gjithë rrugëve nga grupet dhe vendosen të gjitha objektet që do goditen. Shikohen rrugët, lëvizjet, ku janë koshat e mbeturinave, bankat, dyqanet, selitë e partive, këto bëhen para përgatitje. Shpërndarja e bombolave të gazit dhe molotovëve, bëhet para protestave. Vendosen përpara koshave të mbeturinave me qese të zeza. Janë të maskuar. Ne kemi parë motorë që nuk kanë pasur logo, por që kanë shpërndarë gur, kanë vendosur kosh mbrapa dhe shpërndajnë gur për protestuesit.
Ervin Karamuço: Të hedh dy fishekzjarre me një bombol gazi, ajo është tentativë vrasjeje. Nuk mund të quhet një mjet sulmi, ajo është për ta vrarë policin. Nuk shpërthen vetëm zjarr, por metalet e saj, kjo nga ana tjetër, duhet të jemi të ekuilibruar, kjo nuk mund të justifikojë forcën e tepruar prej disa punonjësve të policisë. Nuk janë për ata punë, duhet të kryejnë dënimin. Ata nuk e meritojnë atë uniformë./abcnews.al


