Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, duke u ndalur te raporti mes protestave, sigurisë publike dhe interesave të partive politike.
Sipas Lamit, retorika e protestës po zhvendoset nga kërkesa për t’u dëgjuar drejt përshkallëzimit të konfliktit dhe shkatërrimit, ndërsa në këtë kontekst ai theksoi se Partia Demokratike synon të bëhet pjesë e këtij grupimi, me pretendimin se lufta mund të sjellë bashkim.
Lami vuri në dukje gjithashtu se, në kushtet kur cenohet siguria publike, reagimi i shtetit mund të marrë tipare më autoritare, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po zhvillohet agjenda politike në vend.
“Është e vështirë që të gjejmë këtë trend, që kanë një demokraci të konsoliduar. Tregon që jemi përpara një fenomeni që nuk ka ndodhur më përpara. Kur prek pjesën e sigurisë publike, sigurisht që edhe sjellja e shtetit do të jetë autokratike.
Do të ruajë të drejtat e njeriut, është një zgjidhje e pashmangshme. Shqipëria, ka një keqkuptim në mënyrën se si po e zhvillon agjendën në pretendimet që ka. Nga pretendimet që po protestoj që të më dëgjosh, tani ka kaluar te pretendimet që po të shkatërroj që të më dëgjoj.
Dhe kur futet te pjesa e shkatërrimit, ti hyn të shikosh se te cila pjesë u intereson që të bëhen palë me ty. PD është e interesuar që të bëhet pjesë e këtij grupi, me zërin e pretenduar që lufta do i bashkojë. Kemi interesat e partive në Shqipëri që te qetësia nuk shikojnë bashkim, por te lufta”, tha Lami.


