Deputeti demokrat , Edmond Spaho i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me Fondacionin shqiptaro- Amerikan që të do të bëjë investime në Butrint.
Spaho në fjalën e tij është shprehur se ky është një fondacion që në vendin tonë është që në ’93 dhe që qëllimi i tij është që të dalë i fituar.
Ndër të tjera ai i ka thënë kryeministrit se i rrjedhur në këtë mes është ai dhe jo ato që po kërkojnë që të mos shkatërrohet pasuria kombëtare.
“E dini ju thotë ku bota fillon me mua dhe ligjet janë për të tjerët, e dini ju kush është fondacioni shqiptaro-Amerikan, se bota ka filluar me to. Po mo e dimë shumë mirë dhe ka që në ’93 në vendin tonë dhe unë kam qenë një ndër anëtarët e tij. I rrjedhur je ti, se do ta them se ku ke rrjedhur po prit. Këto nuk janë hera e parë që vijnë pasi kanë nisur që në ’93″, ka thënë ai. /abcnews.al