Inter është shtangur ndaj Bolognës në fushën e këtyre të fundit.
Në minutën e tretë ishte Ivan Perisic ai që hapi sfidën me një gol fantastik.
Një dominim total i Interit nuk ndalon dot Arnautovicin që të shënojë golin e barazimit në minutën e 28-të me një gol me kokë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse zikaltërit dominuan totalisht 45 minutat e para.
Pjesa e dytë ishte po njësoj, me zikaltërit që mbuluan çdo terren të mundshëm të fushës por fati nuk ishte me ta me ato goditje të shumta drejt portës.
Befasia vjen në minutën e 82-të, ku Radu ka bërë gafën e karrierës së tij, pasi një top i shërbyer nga rivënja nuk u kontrollua dot nga portieri rumun, duke i kaluar topi nëpër këmbë dhe Sansone përfitoi duke shtyrë topin lehtësishtë në portën zikaltër.
Ky është një hap i dështuar për ekipin e Milanos, pasi tashmë Milan ka në dorë totalisht kampionatin./ h.ll/abcnews.al