Presidenti i ri? Rama: Nuk kemi asnjë emër, nuk negocioj me Berishën

schedule19:49 - 27 Prill, 2022

schedule 19:49 - 27 Prill, 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me emrin e Presidentit të Ri të Republikës, duke theksuar se deri tani nuk ka asnjë emër konkret.

Ndërkohë Rama ripërsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë negociatë për emrin e Presidentit me Komisionin e Rithemelimit.

Rama: Po ta kishim identifikuar do ta kishim publikuar,. Ne nuk kemi bërë votim, kemi mbledhur propozime. Po ju thosha që këto kritere profile fusha, janë organizma për të krijuar mjegull gjatë rrugës, ndërekohë që është shumë e qartë që nuk është as fusha, as mbledhjet për profile që nxjerrin kandidaturën për president. Sepse pavarësisht nga fusha, apo çfarë mund të shkruajmë, është absolutisht e panevojshme të shkojmë në një drejtim që është thjeshtë për të konsumuar kohën deri në ditën kur del emri. Kushtetuta ka nevojë për një garant, republika ka nevojë për një figurë që të mishërojë normalitetit, mes besimeve, bindjeve dhe opinioneve të ndryshme. Patjetër e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevojë për një pikë referimi, dhe për një shqiptar për shqiptarë, ku gjithkush ta konsiderojë një person me të cilin e lidh një urë respekti.

Pyetje: A ka ndonjë sinjal nga PD për të negociuar?

Rama: Nuk ka ende një proces. E kam thënë dhe e përsëris është shumë e qartë vija e kuqe për ne, ne nuk bëjmë asnjë negociatë me Berishën.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!