Singapor, ekzekutohet një person me probleme mendore, u arrestua në 2009 për heroinë

schedule15:17 - 27 Prill, 2022

schedule 15:17 - 27 Prill, 2022

Një person me probleme mendore është ekzekutuar me vdekje në Singapor pasi humbi një betejë të gjatë ligjore dhe pavarësisht një stuhi kritikash ndërkombëtare dhe apele për faljen e tij. Darmalingam u arrestua në vitin 2009 pasi u kap me një sasi të vogël heroine në qytetin – shtet, që ka ligjet më të ashpra në botë për drogërat. Një vit më vonë ai u dënua me vdekje.

Ezekutimi ndodhi dhe pas përpjekjes së nënës së tij dhe ndërhyrjes së disa personaliteteve ndërkombëtare, që të vërtetonte problemet e tij mendore me anë të dokumentacioneve të ndryshme. 34 vjeçari konsiderohej nga e ekspertët me një zhvillim të vonuar mendor dhe me një nivel inteligjence deri në 69.

Pikërisht në këto baza avokatët e tij mbrojtës u përpoqën të shmangnin dënimin me vdekje, i cili në situata të tilla ndalohet nga e drejta humanitare ndërkombëtare. Një muaj më parë gjykata e Singaporti refuzoi kërkesën e Malajzisë – vendi i origjinës ë 34 vjeçarit–kundër dënimit të tij me vdekje.

Dhe kryeministri i Malajzisë por dhe institucione si Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, por dhe miliarderi britanik Riçard Brenson ndërhynë për faljen e tij.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!