Një pensioniste shpenzoi më shumë se 4 mijë paund për të rregulluar rrugën në lagjen e saj të mbushur me gropa, pavarësisht se nuk ka makinë.
Elizabeeth Williams, 89 vjeç është përshëndetur si një hero e lagjes.
Disa nga banorët e Newcastle-upon-Tyne thanë se makinat të cilat ishin të detyruarat ë lëviznin në rrugën me gropa shpesh dëmtoheshin.
Elizabeth tha: Ndihem mirë për këtë tani, por ishte e tmerrshme, gropat ishin të tmerrshme.
“Unë thjesht doja të bëja diçka për ta rregulluar. Mendova thjesht do ta bë. Është gjithashtu një dhuratë për fqinjë t e mi të cilët janë shumë të mirë’, shtoi ajo.
‘’Jam e zemëruar me Kingston (kompania që kujdeset për rrugët). Është detyra e tyre ta bëjnë. Është një turp, kam të paktën 4 vjet që jam e zemëruar me ta’, tha ajo.
Elizabeth tha se së bashku me fqinjët e saj ishin ankuar disa herë , por nuk kishin marrë përgjigje.
Ajo shtoi se në janar kompania arriti kulmin kur tha se nuk mund të punësonte një kontraktor për të kryer punën.
Ajo pretendon se në janar i lindi ideja për ta përfunduar vetë punën.
“Për vite me radhë ata kanë bërë gjithnjë e më pak. Ishte gjithnjë e më irrituese të shikoje makinat teksa kalonin me vështirësi dhe dëmtoheshin”, tha Elizabeth.
Edhe pse ajo nuk ka kërkuar asnjë ndihmë nga komunitetit, banorët e tjerë të lagjes kanë vendosur që ta ndihmojnë./abcnews.al/