Maskat grabisin biznesin në Berat

schedule11:16 - 7 Prill, 2019

schedule 11:16 - 7 Prill, 2019

Një nga bizneset fasone më të mëdha të qytetit, ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar janë futur në ndërmarrje dhe kanë grabitur një sasi të konsiderueshme lekësh në zyrat e administratës.

Biznesi ndodhet në hyrje të qytetit të Beratit, në anë të rrugës nacionale Berat-Lushnje, në zonën e ish/kombinatit të tekstileve. Sipas policisë kanë qenë 2 persona të maskuar dhe të mirinformuar në lidhje me pozicionimin e kamerave të sigurisë dhe zyrave të kësaj ndërmarrjeje.

Deri tani nuk bëhet e ditur asnjë pistë e policisë rreth kësaj ngjarjeje, ashtu sikurse nuk konfirmohet as shuma e parave të grabitura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!