Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit. Një sasi lëndë plasëse është vendosur në dyqanin e një efektivi të Shqiponjave”, në fshatin Katund i të Ri, Durrës.
Në një prononcim për abcnews.al pronari i biznesit Hysen Gashi është shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me asnjë person.
Ndër të tjera ai ka theksuar se zhurma ishte e fuqishme dhe ka shkaktuar shumë panik te familjarët e tij.
LEXO EDHE: Shpërthim me lëndë plasëse në derën e dyqanit të policit në Durrës
“Nuk kam pas kërcënime e as konflikte me persona të tjerë. Nuk e them dot se cili është motivi i këtij sulmi. Shpërthimi qe i fuqishëm, shkaktoi panik në familje dhe tek fqinjët. Dolëm menjëherë përjashta për të parë se çfarë ndodhi. Konstatuam se lënda plasëse ishte vendosur në derën e dyqanit”, ka thënë ai./abcnews.al