Nurija provoi fatin në “Kutia 21”.Kjo nuk ishte hera e parë për Nurijen që merrte pjesë në një format të tillë pasi tregoi se ka fituar 10 mijë euro në vitin 2008. Megjithatë, këtë herë nuk pati të njëjtin fat pasi eliminoi që në fillimet e lojës shumën e madhe.
“Kam patur fatin të luaj para shumë vitesh por kam fatin të luaj edhe sot. E ka tundur kutinë kolegu jot. Kam fituar 10 mijë euro në 2008. Bleva një makinë“, u shpreh ajo. Ndonëse, shuma më e madhe që kishte mbetur ishte 700 euro, Nurija refuzoi ofertat.
Ajo tha se e kishte menduar që në fillim se do të shkonte deri në fund dhe kështu veproi. “Kisha një parim se do t’i shkoja lojës deri në fund dhe mendoj se do t’i shkoj”, tha lojtarja. Ajo ngeli mes shifrave 5, 100 dhe 700 euro? Sa kishte në kutinë e saj?
/abcnews.al